Një formulë e re do të aplikohet për përllogaritjen e taksës së pasurive të paluajtshme në rast shitjeje. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Kadastrës Shtetërore kanë lëshuar një udhëzim të përbashkët, i cili përcakton taksën e re. Sipas udhëzimit, për ndërtesat e vjetra, çmimi i referencës do të zbritet me 1% për çdo vit vjetërsi, një zbritje kjo që ndalet në 30%.
Për ekspertin e pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu ky udhëzim është i mirë pasi ndihmon në procesin e shtijes së pronave të vjetra.
Në studion e emisionit MCN Economy, Demirxhiu tha se ulja deri në 30% është goxha ndihmë pasi ulet barra fiskale.
Është udhëzim që u paralajmërua nga ministri në fund të dhjetorit. Është udhëzim shumë i mirë që ndihmon në pronat e vjetra, ndihmon shumë në procesin e shitjes së pronave të vjetra. Pronat e vjetra, janë prona të mbingarkuara me tatime dhe në këtë mënyrë me 1% për çdo vit vjetërsie i ndihmon goxha për shithe, pasi ulet barra e madhe fiskale për to.
Ndikon në treg se janë prona që shiten nën çmimin e referencës, por duke qenë se tatimi është aq sa është, realisht bëhen të pashitshme. Janë prona të amortizuara, të vjetra dhe çmimi real i tyre është nën çmimin e referencës, por ato janë të detyruara të tatohen me çmimin e referencës. Ulja deri në 30% është goxha ndihmë.
Në çmime do të ndikojë pozitivisht. Në momentin që një klient shet një pronë dhe vjen tek ne, ne bëjmë një analizë taksash. Kur do të kemi këtë uljen, sigurisht do të ndikojë, do të ulet me 30% çmimi.