Pas diskutimeve të shumta për projektligjin për rivlerësimin 3% të pronave të patundshme sipas ekspertëve aktualisht ka shkaktuar një ngërç në shitjen e apartamenteve. I ftuar në emisionin Ekonomia 3D Ervin Demirxhiu i cili është ekspert si vlerësues të pasurive të patundshme, deklaroi që pronarët e banesave janë tërhequr derisa të formalizohet projektligji.
“Tani aktualisht ka shkaktuar një ngërç sepsse njerëzit, qytetarët pra kryesisht shitësit janë tërhequr nga shitjet sepse flaism për diferencë të madhe tatimi. Janë tërhequr për arsye të pritjes së këtij procesi, për kryerjen e rivlerësimit të pronave. Deri tani ka ndikuar negativisht.”
Por cilat janë sfidat që hasen në procesin e rivlerëismit të pronave të patundshme?
“Kemi hasur shumë probleme në pronat që nuk janë të certifikuara, por që njerëzit donin t’i bënin dhe e kanë pasur të vështirë ose të pamundur të bëjnë një rivlerësim pronash. Por në draftin është parashikuar që dhe pronat që janë në process legalizimi të bëhet rivlerësimi”
Në projektligj parashikohet që të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në datën 31 qershor 2025 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
intervist e dhene per @ScanTv Ablania,