Eksperti i pasurive Ervin Demirxhiu thotë se qiratë afatshkurtra në dy vitet e fundit kanë marrë vëmendje mjaft të lartë por shprehet se prej tyre u prish tregu i qirave afatgjata.

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se sot çdokush që ka një apartament në një zonë të mirë, mendon që ta japë me qira ditore.

Ne shohim persona që heqin qiraxhinjtë afatgjatë dhe duan ta japin me qira ditore, por pas pak kohësh rikthehen sërish për ta dhënë me qira afatgjatë, pasi jo kushdo mund ta ofrojë si shërbim. Por mendoj se tregu do e rregulloj vetë situatën.

Apartamentet teke e kanë të pamundur për të gjetur veten dhe mbuluar koston. Mendoj se do vijë në një numër më të plotë dhe më të saktë. Numri i lartë nuk ka sjellë rënie çmimi, ka sjellë rritjen e kërkesës. Ndodhi një vakum në qiratë afatgjata.

Standardi bën që të rezistosh dhe ai që ka një apartament, nuk mund të bëjë biznes. Do bëhet një gjë e çalë dhe vetë tregu po e rregullon. AirBnb prishi tregun e qirave afatgjata. Nëse një apartament jepej 500 euro, me AirBnb kërkohen 1000 euro.

Ndodh që turistët e huaj shkojnë natën dhe i zoti i AriBnb nuk i hap telefonin. Mendoj se kjo gjë do rregullohet. Turistët e huaj që vijnë këtu, vijnë për të kapur çmimet e ulëta. AirBnb do një angazhim të plotë, mos të them 24 orë.