+355674074444
Rruga Shkelqim Fusha, Kodra Diellit, Tirane
info@perla.al

Vleresim Prone

Rivlerësimi i pronës është një proces zyrtar që u mundëson pronarëve të përditësojnë vlerën e pronës së tyre sipas çmimit aktual të tregut.

Pse është kaq i rëndësishëm rivlerësimi?
– Pa rivlerësim: paguani 15% tatim mbi fitimin kur shisni pronën.
– Me rivlerësim: paguani vetëm 5%.
➡️ Pra, kurseni trefish më shumë.

Edhe nëse nuk shisni tani:
• ulni tatimin në të ardhmen
• mbroni investimin tuaj
• vlera e pronës regjistrohet reale në ASHK


Hapat e Procesit të Rivlerësimit

  1. Hapi 1 – Vlerësimi me çmim tregu: Kryhet nga një ekspert i licencuar, i cili përgatit aktin e vlerësimit.
  2. Hapi 2 – Aplikimi në AKSHI: Ngarkohet akti i vlerësimit dhe dokumentet e pronës. Ky është aplikimi zyrtar i rivlerësimit.
  3. Hapi 3 – Pagesa e taksës 5%: Pas miratimit, lëshohet fatura 5% që paguhet në bankë brenda 7 ditëve.
  4. Hapi 4 – Përditësimi i kartelës: Pasi kryhet pagesa, ASHK rifreskon kartelën me vlerën e re të pronës.

Udhëzuesi për Vendosjen e Vlerave në Kalkulatorin e Rivlerësimit

📌 Vlera Aktuale e Pronës
Vendosni vlerën e tregut sot, në lekë të reja.

🗂️ Vlera e Regjistruar e Pronës
Shkruani çmimin e blerjes ose vlerën e regjistruar në ASHK.

💱 Konvertimi Euro → Lekë (nëse vlera është në Euro)
Konvertimi bëhet me kursin e vitit të regjistrimit (jo të sotmin).

Shembull:
100,000 € × 139.6 (kursi 2015) = 13,960,000 lekë
➡️ Kjo vlerë vendoset në kalkulator.


Dokumentat e Nevojshme për Raport Vlerësimi

1. Dokumentet e Pronësisë:
– Certifikata e pronësisë (e domosdoshme)
– Kartela e pasurisë
– Harta treguese

2. Dokumente Teknike:
– Planimetria e objektit
– Plan rilevimi trualli / toke / vile

3. Dokumente të Pronarit:
– Karta e identitetit (e domosdoshme)
– NIPT (kur prona është në emër të një shoqërie)


Pyetje të Shpeshta (FAQ)

• Pse duhet të bëj rivlerësimin?
Sepse paguani vetëm 5% në vend të 15% tatim.

• Kush ka të drejtë për rivlerësim?
Çdo person fizik ose juridik me pronë të regjistruar.

• A bëhet rivlerësimi për prona pa certifikatë?
Jo, dokumentacioni duhet të jetë i rregullt.

• A lejohet për prona me kredi/hipotekë?
Po, bëhet normalisht.

• Si përcaktohet vlera e re?
Nga eksperti i licencuar përmes aktit të vlerësimit.

• Sa është taksa e rivlerësimit?
5% e diferencës midis vlerës së blerjes dhe vlerës së tregut sot.

• Sa kohë zgjat?
Zakonisht disa ditë, në varësi të ASHK.

• A ul rivlerësimi taksën kur shitet prona?
Po, shpesh kursen mijëra euro.

• A mund të bëhet disa herë?
Po, sa herë që hapen fushata të reja nga qeveria.

• A ka kosto të tjera përveç taksës 5%?
Ka vetëm tarifën e ekspertit vlerësues.

• A mund ta bëjë dikush tjetër për mua?
Po, me prokurë të posaçme.

Çfarë është Taksa e Shitjes së Pronës?

Taksa 15% e shitjes së pronës (tatimi mbi fitimin kapital) aplikohet në momentin që shitet prona. Me rivlerësimin, kjo taksë ulet në 5% nga diferenca e vlerave – duke sjellë kursime të mëdha për pronarët.


Ervin Demirxhiu – Ekspert i Licencuar Vlerësimi

1. “Ndërtesa dhe Tokë Truall” – Licenca Nr. Vp.0886/1
2. “Tokë bujqësore, pyjore, kullotë, livadh, tokë e pafrytshme” – Licenca Nr. Vp.1883/1
3. “Linja teknologjike, makineri dhe pajisje” – Licenca Nr. Vp.2142


Ne ju ndihmojmë në çdo hap të procesit të rivlerësimit të pronës suaj.

WhatsApp chat
0674074444