
Inxhinieri Ervin Demirxhiu, për vlerësimin e Bankës Botërore e cila rendit Shqipërinë mes vendeve me problemet më të mprehta për çështjet e pronësisë, ngre si shqetësim se para çdo fushate ka një bum ndërtimesh pa leje, të cilat legalizohen më tej.
Nga studio e “MCN Economy”, ai tha se ka shumë prona të cilat nuk shiten dot vetëm nga problemi i zhvendosjes së hartave.
Demirxhiu u shpreh se çështja e pronës lihet qëllimisht e pazgjidhur.
Problem me regjistrat do të thotë kur një pronar toke ka një dokument pronësie në pamje të parë shumë të rregullt po kur do të bësh transaksion me atë pronë, dalin probleme pafund në Hipotekë, me hartat, se nuk përputhen hartat.
Ka shumë prona në Tiranë të cilat nuk shiten dot vetëm nga problemi i zhvendosjes së hartave. Te pronat e Gjirit të Lalzit ndër vite ka pasur probleme me ish-pronarët, ka shumë persona që implikohen dhe ajo zonë ka vite që ka prona që janë në treg dhe nuk iu gjendet zgjidhja.
Ka regjistra të grisur, por kush i grisi regjistrat është pyetja? Sigurisht i kanë grisur ata që kanë pasur interes. Ti nuk e tjetërson dot pronën se ka problem dhe e vetmja zgjidhje është gjyqi.
Një formë më e thjeshtuar është të marrësh firmat e kufitarëve. Sot në gjithë Shqipërinë ke prona pafund në proces legalizimi dhe kjo është e turpshme.
Akoma ka disa procese të tjera për aplikime dhe legalizime që është e turpshme dhe ndërtohet pallati në mes të Tiranës dhe shkon e shemb se janë pa leje.
Në çdo para fillim fushate ke një bum ndërtimesh që bëhen pa asnjë leje të cilat më pas do të duhet të legalizohen.
Dokumentet nëpër arkiva nuk i gjen aq kollaj, ose duhet të kesh lidhjet e duhura, ose mund t’i gjesh me mungesë. Por në fakt duhet të kishte një duplikatë se me ato letra do vazhdosh përpara.
Çështjen e dokumentacionit e kemi zero si popull dhe për më tepër vlerën e pronës nuk e njohim.
Vlera e pronës mësohet me anë të një specialisti. Tregu deri diku është i çorientuar edhe me çmime, është nga mos njohja e pronës.
Projektet e ndërtimeve të pallateve ndryshohen rrugës dhe legalizohen në fund.