Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të paluajtshme, thotë se ulja e taksës për pronat e paluajtshme do të sillte stabilizim të tregut. Në studion e MCN Economy, Demirxhiu shpjegoi pse është i domosdoshëm vlerësimi i pronës.

Kemi dy momente. Ka persona që e kanë bërë me çmimin e referencës. Por çmimet e referencës kanë dalë jashtë loje. Pra i bie prapë të tatohet. Duhet bërë me një ekspert vlerësues dhe çoje në treg. Në momentin që ke bërë vlerësimin e pronës, je konkurrues dhe më atraktiv në treg.

Vjet kur ndryshuan çmimet e referencës pati dyfishime që bënë zhurmë. Kishte vite që nuk bëheshin rishikime.

Unë do të isha me këmbë në tokë dhe të kërkoja uljen e 15%, të kemi një 7% ose 8% gjatë gjithë kohës. Ulja do të ishte zgjidhje më e mirë sesa të bëjmë fushata çdo vit. Heqja e tatimit nuk besoj se mund të ndodhë. Me uljen e tij në 7% tregu do të stabilizohet.

Në agjencinë time, 60% e transaksioneve vijnë nga prona që merren me kredi. Duhet të kemi një rishikim të taksës, por nuk besoj që ajo do të shkojë ndonjëherë zero.

Që një pallat të përfundojë do 3-5 vite. Nëse ti ke bërë porosinë, vlera mund të jetë dyfishuar. Për këtë kategori është i favorshëm ky proces dhe duhet patjetër.

Demirxhiu tha se ka një tendencë në rritje të blerjes së pronave nga të huajt, shumë prej të cilëve i shohin si mundësi investimi.

Blejnë shqiptarët. Me kursime, çiftet e reja, për të investuar, shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe duan apartament në Tiranë, prindër që sjellin fëmijët me studime në Shqipëri dhe të huajt. Të huajt blejnë në tiranë për të investuar, në bregdet për të investuar dhe jetuar. Blejnë për t’i ridhënë me qira por edhe për t’i rishitur.