“Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.
Tashmë të gjithë personat që ushtrojnë aktivitetin në fushën e pasurive të paluajtshme në tregun imobiliar do të licencohen nga Ministria e Drejtësisë. Ligji që parashikon mirefunksionimin e këtij sektori ka marrë miratimin në parlament. Ligji është hartuar ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe në relacionin shoqërues thuhet se qëllimi i tij është “mbrojtja dhe garantimi i ushtrimit të profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, si një profesion i lirë dhe i rregulluar”.
Sipas relacionit dërmarrja e kësaj nisme ligjore vjen si pasojë e detyrimeve që ka marrë Shqipëria nëpërmjet angazhimit politik të nivelit të lartë për të punuar me Task-Forcën për Veprimin Financiar dhe MONEYVAL-in për të forcuar efektivitetin e regjimit të saj në luftën kundër pastrimit të parave. Një nga masat kryesore është pikërisht ngritja e një legjislacioni për certifikimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme në mënyrë që bashkëpunimi për parandalimin e pastrimit të parave të kryhet edhe nëpërmjet masave të marra për certifikimin e tyre dhe formalizimin e tregut, i cili ndikon drejtpërdrejt në tregun e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme, që është një nga elementet kyçe të pastrimit të parave në Shqipëri sipas raportit.
Drafti kërkon që çdo person fizik apo juridik që do të ushtrojë profesionin e agjentit imobiliar duhet të licencohet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, pasi të ketë kaluar më parë provimin e licencimit.Provimi propozohet që të mbahet dy herë në vit, ndërsa pranë kësaj ministrie do të ngrihet edhe baza e të dhënave për të gjithë agjentët në treg.
Por si e kanë pritur nga agjencitë e ndermjetësimit të pasurive të paluajtshme?
Përfaqësues të tyre thonë për emisionin Pro Business së ky është një hap I rëndësishëm në funksionimin e këtij sektori dhe e përshëndesin një nismë të tillë.
Ne u ndalëm tek një nga kompanitë Real Estate në kryeqytet dhe përfaqësues të saj e përshëndesin ligjin e miratuar.
Ligji I ri duket se. do te sjellë një filtrim të subjekteve që merren me aktivitetin e pasurive të paluajtshme pasi janë të shumta agjencitë që operojnë.
Sa I përket cmimeve , Z. Ervin Demirxhiu Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme në pjësën e parë të emisionit ka sjellë një panoramë të asaj që ofrohet në treg sipas zonave. Ku sigurisht sa më afër qëndrës aq më të shtrenjta janë cmimet. Rritja e cmimit të apartamenteve sipas Demerxhiut lidhet kryesisht me shtrenjtimine e materialeve të ndërtimit ndërsa shikohet edhe një tendencë e kërkesave për vilat dhe zonat periferike.
Intervistë me Z.Ervin Demirxhiu – Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme
Interviste me Znj.Eri Basha – Avokate
Interviste me Z. Gjim Gjoka – Konsulent
per me teper ndiqni videon me poshte: