Klikoni më poshtë për videon e plotë:

Gjatë muajit të kaluar, qiratë janë rritur me 4%, duke u kthyer në një nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit, sipas të dhënave nga INSTAT. Megjithatë, sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, kjo është një periudhë e favorshme për të marrë një banesë me qira.

“Janë zona që nuk kanë pasur shumë ndërtime kohët e fundit, si Komuna e Parisit apo zonat pranë qendrës, ku çmimet janë stabilizuar. Ndërsa zonat që pritet të kenë çmime më konkurruese janë ato si Paskuqani, për shkak të numrit të lartë të ndërtimeve të reja që ende nuk janë hedhur plotësisht në treg”, tha Demirxhiu.
Sipas agjentëve imobiliarë, çmimet e qirave pranë qendrës për apartamente të tipologjisë 1+1 variojnë nga 500 deri në 800 euro, ndërsa pritet që gjatë verës ato të rriten më tej, të ndikuara edhe nga fluksi i turistëve në vend.