Klikoni më poshtë për videon e plotë:

Eksperti i pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu, për procesin e rivlerësimit të pronës thotë se në të gjithë Shqipërinë, çmimet e referencës ka vite që nuk ka ndryshuar dhe se çmimi i referencës është abuziv.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se ka ndryshuar referenca për Tiranën, por në bregdet çmimet janë shumë të larta.
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe më të penalizuarit kanë qenë personat që do blinin me kredi, pasi pronat e tjera nuk japin mundësinë e kreditimit, të kolateralit.
Çmimi i referencës është abuziv, por çmimi i shitjes dhe referencës nuk është njëlloj si vija e parë dhe ato që janë larg detit. Çmimi real i tregut nuk është njëlloj si ai që sheh nga deti dhe ai që nuk sheh.
Kemi çmime shumë më të larta se këto, kemi objekte luksoze, premium, por ka dhe çmime që mund të jenë dhe më poshtë. Deri diku është shprehur vërtetësia e çmimeve. Mund të jenë më shumë se 500 mijë qytetarë që preken nga procesi i rivlerësimit.
U prezantua që në maj 2024 ky projektligj, që do miratohet dhe nuk u miratua, u miratua vetëm tani. Kemi një vit e gjysmë që qytetarët mbahen peng.
Këtë periudhë më të penalizuarit kanë qenë personat që do blinin me kredi, se pronat e tjera nuk ta japin mundësinë e kreditimit, të kolateralit.
Njerëzit prisnin që me rivlerësimit do uleshin çmimet, ndërsa ata që do shisnin se do rritej. Palët e presin me shumë interes procesin e rivlerësimit. Qeveria do mbledhë shumë para se kemi diferenca shumë të mëdha të tregut.
Shteti do mbledh më shumë para se kur kjo shifër ishte 3% dhe shumë më shumë se kur ishte 15%, kur hezitohej. Për çdo vit ndërtimi një objekti mund ti ulet 1% vlera e referencës, ku pallatet e vjetra mund të kenë 30% ulje prej amortizimit.
Gjithmonë nëse vlera e asaj prone nuk arrin çmimin e referencës. Nëse shkon mbi vlerën e referencës nuk aplikohet ulja prej 30%.