Eksperti Ervin Demirxhiu, në në opinion të dhënë për TvScan në lidhje me ligjin dhe licencimin e Ndërmjetesve të Pasurive të Paluajtshme, për sanksionet dhe të mirat e tij.
LIGJ Nr. 9/2022, “PËR PROFESIONIN E NDËRMJETËSIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME”
Qellimi i këtij ligji është rregullimi i veprimtarisë së agjentëve të pasurive të paluajtshme të cilët kryejnë aktivitetin në ndërmjetësimin në procesin e shit-blerjes së pasurive të paluajtshme nëpërmjet garantimit të ligjshmërisë gjatë ndërmjetësimit të veprimeve juridike për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme ose të të drejtave reale mbi to.

Ligji ka si objektivë kryesorë:

Të përcaktojë rregulla të thjeshtuara për ushtrimin e profesionit të agjentit imobilar, si një profesion i lirë dhe i rregulluar në përmbushje të qëllimit për ndërmjetësimin e veprimeve juridike për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme ose të drejtave reale mbi to në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Detyrimi për të raportuar nga ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme pranë strukturave përgjegjëse të autorizuar me ligj, në rast dyshimi për pastrim parash gjatë kryerjes së transaksioneve që lidhen me pasuritë e paluajtshme.
Agjentët imobiliare duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me këtë ligj, dhe për të ushtruar aktivitetin e agjencisë imobiliare, agjenti imobiliar duhet të plotësojë këto kritere:

të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
të ketë përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë,
të jetë shtetas shqiptar
të mos jetë nën hetim apo gjykim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale të kryer me dashje për të cilën nuk është rehabilituar;
të mos jetë dënuar me masë administrative gjobë ose masën administrative që detyron subjektin të ndalë një sjellje të caktuar, praktikë pune apo biznesi,
të ketë përfunduar programin e detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme.
Pervec ketyre kritereve ligji ka percaktuar edhe nje ent qe monitoron dhe kontrollon veprimtarine e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme e cila realizohet nga Struktura Përgjegjëse e Ministrisë së Drejtesisë.

Për të kryer këtë profesion si parakusht për ushtrimin e profesionit të agjentit imobiliar kërkohet certifikimi nga ministria e cila është autoriteti shtetëror përgjegjës.

Të drejtat dhe detyrimet e agjentit imobiliar janë këto:

Ofrimin e shërbimeve në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi në mënyrë të lirë kundrejt çdo klienti
sigurimin e dokumentacionit që vërteton pronësinë e klientit për pasuritë e paluajtshme, objekt kontrate, dhe të informohet nga klienti për të gjitha pengesat që ekzistojnë në pasuritë e paluajtshme;
të kërkojë të dhëna që kanë lidhje me pasuritë e paluajtshme, objekt ndërmjetësimi, nga organi shtetëror që administron regjistrin e pasurive të paluajtshme, me qëllim përfitimin e informacionit të saktë dhe të plotë në lidhje me gjendjen juridike dhe kufizimet e vendosura mbi pasurinë e paluajtshme;
të përfitojë pagesën e tarifës së ndërmjetësimit, si dhe çdo shpërblim për shpenzime të tjera sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe kontratës së ndërmjetësimit;
Agjenti imobiliar është i detyruar të veprojë me kujdesin e duhur profesional, si dhe në përputhje me ligjin dhe me rregullat e ushtrimit të profesionit.

Gjithashtu ai ka si detyrim të kryejë veprime që e lidhin klientin e tij me palën tjetër te veprimit juridik me qëllim kalimin e pronësisë. Ai sigurohet që përpara lidhjes së kontratës së ndërmjetësimit, nëse pala ka të drejtën për të disponuar lirisht mbi pronën ose të drejtat e tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme objekt ndërmjetësimi, sipas dokumentacionit të paraqitur nga klienti; Këto të dhëna ruhen nga ndërmjetësi në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Agjenti imobiliar informon klientin për të gjitha rrethanat që lidhen me veprimin juridik për të cilin po realizohet ndërmjetësimi, si dhe e këshillon për pasojat juridike që mund të vijë nga veprimet procedurale, me qëllim që të mos dëmtohen interesat e tij. Agjenti imobiliar ruan sekretin profesional dhe nuk zbulon të dhëna, përveç kur dhënia e këtij informacioni është detyrim ligjor, gjithashtu ai vepron me profesionalizëm, besnikëri, ndershmëri dhe dinjitet, si dhe udhëhiqet nga interesat e klientit, sipas legjislacionit në fuqi.

Për tu njohur me ligjin kliko këtu: Ligj nr. 9, dt. 27.1.2022 https://bit.ly/3HdbRGS

per me teper Video intervista:

.
#perlarealestateagent #perlarealestate #vleresuespronash #vleresues #house #sell #buy #rent #sellyourhome #apartament #vila #Tirana #Albania #bregdet #jug #apartament #qera #qira #forrent #shitet #scantv #kredi #tv #ndermjetesim #ligj #ervindemirxhiu