Porti i Durrësit, megjithëse ende në letër, ka tërhequr vëmendjen e atyre që kërkojnë të blejnë një apartament. Sipas ekspertëve imobilarë më shumë të interesuar janë pensionistët italinë dhe emigrantët shqiptarë.
Investimi në Portin e Durresit ka nisur të tërheqë vëmendjen e qytetarëve që duan dhe kanë mundësi, të blejnë një apartament.
Megjithëse asgjë konkrete për fillimin i punimeve, vihet te se më shumë të interesuar janë emigrantët shqiptarë, dhe pensionistët italianë.
Ervin Demirxhiu: “Kemi italianë, janë kryesisht mosha e tretë që e shikojnë Shqipërinë dhe bregdetin e Durrësit shumë të favorshëm si klimë, si pozicion, për të jetuar për pjesën e mbetur. Duke qënë se marrin një pension goxha të mirë në Itali. Në Itali ndoshta e kanë të pamundur të jetojnë me atë pension që marrin, ndërsa në Durrës apo në Shqipëri, do jetojnë shumë më mirë. Gjejmë nga të gjitha llojet, që nga shqiptarë, të huaj apo emigrantë që kanë vite, që kanë ikur”
Eksperti imobilar, Ervin Demirxhiu sqaron se në këtë zonë më shumë po kërkohen, apartamente se sa ambiente biznesi.
Ervin Demirxhiu: “Më shumë kërkesa janë për aparatamente. Sipas lajmeve që kanë dëgjuar, fillojnë kërkojnë apartamente në zonën, rreth Portit të Durrësit”
Duke marr parasysh investimin që do të bëhet edhe metri katror i ambienteve do të jetë i lartë, duke nisur nga 1800€.
Ervin Demirxhiu: “Në momentin që ti krijon një infrastrukurë goxha të mirë ka një vëmëndje të shtuar si nga brënda dhe nga jashtë. Normalisht çmimi rritet”
Në kulmin e debateve për projektin e Portit të Durrësit, dhe në kohën kur asnjë metër kub beton nuk është hedhur ende për nisjen e ndërtimit, apartamentet atje kanë nisur duke u shitur që nga e enjta e 8 dhjetorit. Në ditën e parë janë shitur 2 godina disa katëshe.
per me teper ndiqni videon duke klikuar me poshte:
Interviste e dhene per OraNews:
https://www.oranews.tv/vendi/porti-i-ri-i-durresit-ende-ne-leter-pensionistet-italiane-te-huaj-dhe-emig-i1066866#.Y5SX7VBKCv0.facebook