Ervin Demirxhiu, ekspert vlerësues i pasurive të paluajtshme deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se rritja e çmimeve të pronave në bregdet ka ardhur pikë së pari pasi ka kërkesë të lartë për të blerë dhe së dyti pasi janë rritur kostot e ndërtimit.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Demirxhiu tha se tregu shqiptar ka goxha potencial blerje dhe se nuk janë vetëm të huajt që blejnë në zonat turistike.

Faktori kryesor është që ka kërkesë, tregu është i mbipopulluar me ndërtime, por dhe kërkesat janë. Derisa kemi rritje çmimesh ka kërkesë të rritur. Rritja e çmimeve vjen dhe nga kostot. Kostot vitet e fundit janë rritur goxha që nga lëndët e para si dhje fuqia punëtore që është goxha problem.

Tregu shqiptar ka goxha potencial blerjE, nuk blejnë vetëm të huajt, por dhe shqiptarët për shtëpi të dytë ose mënyrë investimi, për t’i dhënë me qira.

Të huajt blejnë me para në dore, shqiptarët blejnë dhe me kredi. Pronat e bregdetit dhe të luksit kryesisht blihen me para në dorë. Ndryshe ndodh me apartamentet e banimeve. Nëse dikush blen apartament luksi normalisht ai e disponon paratë dhe nuk i drejtohet bankave.

3500 euro/m2 është çmim maksimal është pronë që e meriton këtë çmim ka fasilitet që i duhet një prone plazhi. Këto prona e kanë blerësin potencial. Nuk është për të gjithë. Është pronë luksi, nuk ka lidhje me realitetin shqiptar.

I pyetur për projektin e Portit të Durrësit, Demirxhiu tha se kjo gjë i ka dhënë vëmendje qytetit nga të huajt dhe vendasit.

Ai projekt i ka dhënë vëmendje Durrësit, edhe pse mund të them që 2 vite e fundit Durrësi po rimerrte vëmendjen për pronën. I ka dhënë vëmendje si nga të huajt dhe vendasit, pavarësisht se nuk kemi asgjë konkretisht.

@mcnTv