Ne nje interviste e dhene per Ora-News nga Eksperti imobilar Ervin Demirxhiu ne lidhje me rritjen ekspotenciale te cmimit te qerave ne Tirane:

Qiratë e banesave në Tiranë janë rritur me 15-20% vitin e fundit, ndërsa ky ndryshim vihet re edhe në zonat periferike, ku çmimet kanë qenë më ekonomike. Më të kërkuarat janë apartamentet 1+1 ndërsa ekspertët thonë se çmimet e larta të qirave dhe shitjes së banesdave, lidhen me ndërtimet pa kriter, dhe dyshimet për lidhjen e këtij sektori me pastrimin e parave.

Qiratë e panesave janë rritur me 15-20% gjatë vitit të fundit në tiranë duke shtuar kostot e jetesës për qytetarët.

Vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, thotë se kjo rritje është vënë re në çdo zonë të kryeqytetit, edhe atje ku dikur kanë qenë çmimet favorizuese.

“Duke qenë se qendra ka pasur rritje reflekton në rritje edhe në periferi.”

Më të kërkuarat janë apartamentet 1+1.

“Kryesisht 1+1 ecën më shumë, ka një çmim më ekonomik”.

Për ekspertët e ekonomisë, ky trend i rritjes së çmimit, lidhet me bumin e ndërtimeve, por edhe me dyshimet se paratë e ndërtimeve janë informale.

“Bashkia e Tiranës ka dhënë në dy vitet e fundit 4.5 milion metra katrorë leje për ndërtime të reja duke përfshirë disa kulla të cilat në analiza të ndryshme, duke përfshirë agjencitë monitoruese të pastrimit të parave, flasin për mundësi të këtij fenomeni në këtë sektor.”

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/tirane-qirate-rriten-me-15-20-studentet-u-rikthehen-konvikteve-i1018320

si dhe videon:  https://www.youtube.com/watch?v=_MJsuCDO-CE