Rriten me 10 deri në 15% çmimet e apartamenteve në Tiranë. Shkak për këtë janë bërë shumë faktorë të ndryshëm. Ndërkohë pronari i Real Estate Ervin Demirxhiu shprehet për TemATV, se kostot e larta kanë ulur ndjeshëm shitjet. Ai ngre edhe shqetësimin e mungesës së hipotekave të apartamenteve.
Çmimet e apartamenteve në Shqipëri përgjatë muajve të parë të 2019 janë shtrenjtuar tepër. Kryesisht në Tiranë ku edhe është fluksi më i madh i shitjeve të shtëpive, rritja e çmimit është 10-15% më e madhe. Tashmë një apartament mesatar nuk mund të blihet më pak se 40-50 mijë euro. Pronari i Real Estate Ervin Demirxhiu shprehet për TemATV se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në rritjen e çmimeve, përfshirë këtu edhe rënien e euros
..referuar: tematv.al