Eksperti Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme, Ervin Demirxhiu në studion e lajmeve në MCN Ecomony deklaroi se procesi i vlerësimit ka ecur mjaft mirë, ndërsa bëri me dije se aplikimet janë mbyllur më 30 prill.
Ai tha se për ata që nuk kanë mundur të bëjnë aplikimin nuk ka masa ndëshkimore, por sipas tij në rast se shesin pronën do të paguajnë 15% të vlerës.
Procesi vlerësimit ka ecur mjaft mirë ka pasur ndërgjegjësim të qytetarëve. U mbyll si aplikim në 30 prill, por akoma s’ka përfunduar si proces dhe kanë afat deri në 30 korrik për të bërë pagesën. Tani jemi në kohë për të paguar sepse aplikimi është mbyllur. Nuk ka masa ndëshkimore, por thjesht nuk përfiton nëse do bëhej një rivlerësim i pronës. Pra nëse shesim një pronë do paguajmë 15% që është tatim fitim. Nëse e kemi një pronë me vlerë reale 100 mijë euro tani është 150 mijë euro, tatohet 50, pra kishe mundësinë ta tatoje me 3% dhe tani do tatohet me 15%.Probleme nuk është se hasim shumë probleme në procesin e rivlerësimit sepse kemi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Pastaj problematika ndoshta pak në kthimin e përgjigjeve në hipoteka si vonesat. Penalizime nuk ka, por nuk përfitojnë dot nga ky proces. Roli i vlerësuesit të pronave është në vijimësi për të vlerësuar pronat, gjykatat dhe institucionet e tjera, individët, kompanitë e sigurimit.
Sa i përket rolit të ndërmjetësuesit, Demirxhiu tha se duhet një person i mirë trajnuar dhe do të jesh ok me veten, klientin dhe shtetin.
Per me teper ndiqni videon: Video e plote
https://www.facebook.com/watch/?v=287309403487215&extid=WA-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C&ref=sharing
intervist e dhene per mcntv
@mcntv.al